2 gola në 40 goditje, sulmi i Bajernit është fikur, Kimish nuk përmbahet: Kur nuk shënojmë… çmendem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 19:56

2 gola në 40 goditje, sulmi i Bajernit është fikur, Kimish nuk përmbahet: Kur nuk shënojmë… çmendem

Një goditje, një gol për Bajernin”. Ish in këto koret festive që shoqëruan marrjen e detyrës së Hansi Flikut si trajner i parë, teksa në katër ndeshjet e para trajneri regjistroi një seri prej 4 fitoresh, por me një golavarazh të frikshëm, 16 gola të shënuar, zero të pësuar, madje me zero goditje të marra në kuadrat.

kIMIC LEVA

Por, si me magji, ajo me të cilën bavarezët i mësuan “keq” tifozët e tyre, është fikur në dy ndeshjet e fundit. Ashtu siç statistikat e mëparshme nënvizonin forcën e pamëshirshme goditëse të Bajernit të Mynihut, edhe ato të fundit janë sërish të pamëshirshme, por në disfavor të rekordmenëve gjermanë: në dy ndeshjet e fundit, edhe pse kanë dërguar 40 goditje në kuadratin e portës rivale, vetëm dy prej tyre janë shkarkuar në rrjetë.

Konkretisht, ajo e Tomas Mylerit në humbjen 2-1 në “Allianz Arena” përballë Bajer Leverkusenit dhe goli i Ivan Perisiçit, të shtunën ndaj kryesuesve të Borusia Mynshengladbahut, ku sërish u gjunjëzuan 2-1. Dhe me të drejtë, siç u kurorëzuan të frikshëm në muajin e kaluar, në këtë fillim dhjetori nuk është e gabuar që të thuash se Bajerni ka hyrë në krizë, sepse ta dërgosh vetëm dy herë nga 40 goditje sferën në një kuadrat të gjatë 7.32 metra dhe të lartë 2.8 metra duket vërtet një çmenduri. Bavarezët kanë humbur si me magji shënjestrën, por më shumë sesa skuadra, papritur nuk shkrep më as Robert Levandovski.

Polaku, i cili kishte shënuar në 11 ndeshjet e para sezonale me breshëri, prej tri ndeshjesh nuk e shijon më golin, aq sa duket sikur “pokeri” i realizimeve brenda 14 minutave në Champions e ka dehur 31-vjeçarin. Dhe mbase jo vetëm atë, por edhe ‘ Xhoshua Kimishin, mbrojtësmesfushorin e Bajernit të Mynihut, i cili ka qenë më i revoltuari i skuadrës, pas humbjes me Gladbahun dhe rrëshqitjes në renditje, 7 pikë larg kreut. “40 goditje dhe vetëm dy gola? Mjafton të mendoj se kemi pësuar dy humbje radhazi për të qenë i tërbuar.

Bayern-1-1280x853Por kur mendoj për morinë e goditjeve që kemi lëshuar në dy ndeshjet e fundit drejt kuadratit të skuadrës kundërshtare dhe kemi shënuar vetëm dy gola, atëherë ky fakt jo vetëm më nervozon, por më bën të çmendem me plot kuptimin e fjalës. Kemi cilësi për të shënuar më shumë, por mbi të gjitha, kemi aq shumë cilësi, sa për të mos u renditur të tretët dhe të jemi 7 pikë larg kreut”, u shpreh i revoltuar Kimish.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"