ZYRTARE/ Teuta konfirmon rikthimin e madh, nënshkruan për 2 sezone me mesfushorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2019 | 16:47

ZYRTARE/ Teuta konfirmon rikthimin e madh, nënshkruan për 2 sezone me mesfushorin

Arbër Çyrbja edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Teutës, me të cilët ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.67456113_10157394629434462_8928127781540200448_o

Mesfushori rikthehet pas një viti tek Teuta, ku u largua në verën e 2018 në drejtim në Kukësit. 25-vjeçari ishte në një formë shumë të mirë me durrsakët një sezon më parë, dhe kjo bëri që në drejtim të tij të kishte oferta të ndryshme, me lojtarin që vendosi të transferohet tek ekipi i Kukësit.

Lojtari tani kthehet tek ekipi ku hodhi hapat e para si futbollist, dhe ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2021.67499109_10157394629599462_8040899838696488960_o

Zyrtarizmin e lojtarit e ka konfirmuar klubi durrsak, të cilët nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shkruajnë: “Arbër Cyrbja, nënshkruan kontratë për dy vite me Klubin tonë. Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizmi: Arbër Cyrbja kthehet tek Teuta, pas një viti në “Shtegtim”, ai kthehet të vesh fanellën ku hodhi hapat e parë të karrierës. Tani mesfushori i talentuar kthehet në shtëpi, duke firmosur deri në verën e vitit 2021. Welcome to Teuta!”, thuhet në postimin e klubit.UKLU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"