Përdhunime dhe shpërndarje videosh pornografike me të mitur, ish-lojtari i Realit të Madridit pritet ta pësojë rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 21:22

Përdhunime dhe shpërndarje videosh pornografike me të mitur, ish-lojtari i Realit të Madridit pritet ta pësojë rëndë

Ish mbrojtësi i Realit të Madridit, Borusias së Dortmundit dhe Shalkes, Kristof Metzelder, akuzohet se ka marrë dhe shpërndarë imazhe dhe video pornografike me të mitur. Gjyqi ndaj tij do të zhvillohet në fund të muajit prill, ku pritet se gjermani nuk do t’ia hedh paq pas kësaj akuze.

metzelder

Akuza – Mbrojtësi gjermani në vitin 2006 kishte themeluar një shoqatë për të ndihmuar të miturit në pamundësi. Sipas prokurorisë, 29 imazhe dhe video u shpërndanë, përfshirë disa në të cilat të miturit u përdhunuan. Sipas mediave gjermane, Metzelder do t’ia kishte kthyer dosjet në fjalë një gruaje nga Hamburgu, e cila ishte gjithashtu nën hetim për këtë çështje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"