Goditje e rëndë për Junajtid, Bajerni i Mynihut pranë Zidanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 15:50

Goditje e rëndë për Junajtid, Bajerni i Mynihut pranë Zidanit

Gjërat nuk janë duke shkuar mirë te skuadra e Bajernit të Mynihut dhe rezultatet bindëse mungojnë. Sigurisht që e gjithë përgjegjësia në të tilla raste bie mbi trajnerin kroat Niko Kovaç i cili tashmë duket se po përflitet për tu larguar nga Bajerni i Mynihut.

NINTCHDBPICT000448319729

Kroati erdhe me shumë bujë dhe mendohej se do të vazhdonte denjësisht punën e lënë përgjysmë nga Hëjnkes, por nuk po ia del. Ndërsa tani sipas anglezes “The Sun” bavarezët janë më pranë trajnerit francez, Zinedin Zidan. Kjo është një goditje e rëndë për  Mançester Junajtid pasi siç po flitej prej kohësh ai ishte në radarët e “djajve të kuq”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"