191 ndeshje në Champions, Ançeloti nesër në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2023 | 20:58

191 ndeshje në Champions, Ançeloti nesër në histori

Karlo Ançeloti do të bëhet zyrtarisht trajneri me më shumë eksperiencë në historinë e Ligës së Kampioneve të mërkurën, pasi ndeshja gjysmëfinale mes Sitit dhe Realit në “Etihad” do të jetë e 191-ta në stol për italianin në këtë kompeticion.

aNCELOTI

Trajneri i vetëm që e ka fituar Champions-in katër herë, 63- vjeçari do të festojë nesër edhe ndeshjen e tij të 50-të në pankinën e Realit në Champions. Ai do të lërë më në fund pas rekordmenin dhe mikun e tij, Sër Aleks Ferguson (190 ndeshje në Champions), megjithatë ish-trajneri legjendar i Mançester Junajtidit do të vazhdojë të mbajë rekordin e drejtimit të 190 ndeshjeve me të njëjtën skuadër. 190 ndeshjet e deritanishme të Ançelotit janë regjistruar në stolin e 8 klubeve të ndryshme: Milanit, Çelsit, Bajernit, Juventusit, PSG-së, Parmës, Napolit dhe Realit të Madridit.

Përveçse tashmë është trajneri me eksperiencën më të madhe në stolin e një klubi në Ligën e Kampioneve, Ançeloti është një nga të paktët emra që e ka fituar Champions-in si futbollist dhe si trajner, bashkë me Frenk Rajkardin, Zinedin Zidanin dhe Pep Guardiolën. Sër Aleks nuk e ka aspak problem që tani ai nuk do ta mbajë më rekordin e trajnerit me të shumë ndeshje në kompeticion. “Karlo Ançeloti është një prej miqve të mi të mirë dhe gjithashtu një prej trajnerëve më të mirë që historia e futbollit ka parë. Ai është një djalë i shkëlqyer”, tha skocezi, ndërsa italiani e quajti Fergin nga ana e tij: “Një Legjendë me L të madhe”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"