19 vite dhe 3 fëmijë bashkë, Alesandro Del Piero ndahet nga bashkëshortja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 22:17

19 vite dhe 3 fëmijë bashkë, Alesandro Del Piero ndahet nga bashkëshortja

Alessandro Del Piero është një prej futbollistëve më të njohur me shumë vite karrierë dhe shumë suksese si kampion i skuadrës së Juventusit.

Ai gjithashtu ka plot 19 vite me bashkëshorten e tij Sonia Amoruso, me të cilën ka 3 fëmijë.

Por ditën e sotme mediat italiane shkruajnë se martesa e tyre ka marrë fund. Sipas të përjavshmes “Chi” pas mosmarrëveshjeve të shumta dhe faktit që prej kohësh ata nuk janë shfaqur në publik me njëri-tjetrin, ndarja e tyre është konfirmuar.

Pas jetesës në Australi dhe Indi, futbollisti është transferuar me familjen në Los Angeles, mirëpo prej kohësh nuk kanë publikuar asnjë foto së bashku në rrjetet sociale.

Edhe kur ata ktheheshin në Itali, Del Piero shkonte në Milano ndërsa Amoruso në Torino.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"