19 mijë euro për taksi dhe shërbim “livestream”, Bezhani: Bello ka përdorur kartën e kreditit për nevoja personale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2020 | 18:16

19 mijë euro për taksi dhe shërbim “livestream”, Bezhani: Bello ka përdorur kartën e kreditit për nevoja personale

Një tjetër shpërdorim me fondet në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar ka të bëjë me kartat e kreditit, të cilat duhet të përdoren vetëm për shërbime të KOKSH.

Bello-Bezhani

Janë shpenzuar 19 mijë euro për blerje dhe shërbime të ndryshme në mënyrë abuzive, ku vetëm “livestream” ka kushtuar rreth 1200 euro dhe, sipas Bezhanit, është përdorur për nevoja personale nga sekretari i përgjithshëm për të parë aktivitete të ndryshme basketbolli. Ja çfarë thotë kreu i KOKSH për çështjen e kartave të kreditit:

“Është e turpshme ajo që ka ndodhur me kartat e kreditit, të cilat ne i përdorim kur shkojmë jashtë për probleme të ndryshme që mund të kemi. Por, nëse e shikojmë, kjo kartë është përdorur për nevoja personale nga sekretari Stavri Bello dhe nga disa punonjës.

Them personale, sepse të drejtën e firmës për veprimet me këtë kartë e ka vetëm presidenti dhe sekretari. Ndërsa unë si president edhe sot e kësaj dite nuk e di se çfarë ngjyre ka kjo kartë. Por, ajo që është më e habitshme është fakti se kjo kartë është përdorur nga persona të tjerë për shërbime të ndryshme, për shembull për taksi apo blerje të tjera ‘online’ në orë të vona të natës. Ndërsa ‘livestream’-i që ka kushtuar rreth 1200 euro është përdoruar për një vit e gjysmë në mënyrë private për të parë basketboll. Pra, këtë kartë e ka përdorur çdo njeri, përveç presidentit”, përfundon Bezhani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"