18 pikë larg vendit të parë, trajneri i skuadrës së njohur Europiane jep dorëheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 23:50


18 pikë larg vendit të parë, trajneri i skuadrës së njohur Europiane jep dorëheqjen

Trajneri Neil Lenon, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Sëlltikut. Shkak janë bërë rezultatet zhgënjyese, teksa skuadra e tij është plotë 18 pikë mbrapa nga kryesuesit e Rejnxhërs. 49-vjeçari, u emërua trajner i kampionëve në fuqi të Skocisë,  në maj të vitit 2019 kur Brendan Roxhers u largua.

skysports-celtic-football-lennon_5272886

Objektivi i Sëlltik, ishte fitimi i kampionatit për herë të 10-të rresht, por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin. Lajmi për dorëheqjen e trajnerit Lenon, është konfirmuar nga vetë klubi skocez nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Pas largimit të tij, skuadra do të drejtohet nga Xhon Kenedi, i cili ishte asisteni i 49-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/