18 minuta lojë, 2 kartona të verdhë, mediat italiane “skanojnë” Elseid Hysajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 0:00

18 minuta lojë, 2 kartona të verdhë, mediat italiane “skanojnë” Elseid Hysajn

Elseid Hysaj nuk arriti ta festonte në fushë kualifikimin e Napolit në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë teksa u ndëshkua me dy kartona të verdhë duke lënë ndeshjen në minutën e 18-ë.

kartoni

Së bashku me kundërshtarin, Lukas Leivën e Lacios u vlerësuan si dy futbollistët më dobët të takimit.

Mediat italiane i dhanë notën 4 kapitenit të Shqipërisë duke e kritikuar për mënyrën e shkaktimit të faulleve dhe ndëshkimet me kartona të verdhë.

Elseid Hysaj (4): Dy faulle, dy kartona të verdhë dhe një karton i kuq. Të githa brenda 18 minutave. Nxjerrja nga sfida e pamerituar, por në rastin e faullit të dytë kundër Imobiles duket krejtësisht naiv nga koka te këmbët duke i hedhur poshtë taktikat e trajnerit Gatuzo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"