18 gola në 3 ndeshje, Novi: Luftëtari ka 25 fëmijë, skuadrat që kanë rënë i godasin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 12:42

18 gola në 3 ndeshje, Novi: Luftëtari ka 25 fëmijë, skuadrat që kanë rënë i godasin

Neritan Novi nuk e fshehu zhgënjimin për humbjet e thella të njëpasnjëshme të Luftëtarit.
novi

“Është e vërtetë që po humbim shumë thellë, por këta janë futbollistët. Luftëtari ka 25 fëmijë që nuk e mbajnë dot presionin e rezultatit kur ekip gjendet në disavantazh”, deklaroi fillimisht në konferencën për shtyp pas ndeshjes trajneri i gjirokastritëve. I pyetur për ndryshimet e shumta në formacion, ai bëri këtë sqarim: “Sa i takon mosaktivizimit të disa lojtarëve si Lala, Kukaj, Mehemtllari etj., mund të them se për mua të gjithë janë të barabartë. Ata lojtarë që stërviten, ata aktivizoj. Edhe kur kanë qenë ata në fushë, të tilla rezultate kemi marrë”.

Në fund Novi bëri një koment edhe për arbitrat. “Skuadrat që kanë rënë nga kategoria i godasin. Nuk dua të merrem më me arbitrat”, bëri të ditur kreu i pankinës gjirokastrite, i cili e mori skuadrën në muajin shkurt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"