17 humbje jete dhe…/ Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit për infektimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 18:28


17 humbje jete dhe…/ Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit për infektimet

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të infektuarve me koronavirus është sërish i lartë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 17 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë infektuar 1112 persona, duke arritur në shifra të larta krahasuar me ditët e fundit.

infektivi

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.

Procesi i vaksinimit ka vijuar sot në tre qendrat e vaksinimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 736 vaksinime antiCOVID për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 3049 vaksina antiCOVID.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3935 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1112 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

392 raste në Tiranë, 107 raste në Kavajë, 86 raste në Durrës, 54 raste në Vlorë, 50 raste në Elbasan, 43 raste në Sarandë, 40 raste në Fier, Tepelenë, 39 raste në Berat, 29 raste në Mirditë, 24 raste në Shkodër, 20 raste në Kukës, 18 raste në Krujë, Lushnje, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Korçë, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kurbin, Mat, 7 raste në Përmet, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Gramsh, 4 raste në Pogradec, Delvinë, Vorë, 3 raste në Has, Mallakastër, Vau Dejës, Skrapar,  Cërrik, 2 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, 1 raste në Devoll, Pukë, Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Shijak, Memaliaj, Patos, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 991 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 60,675 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 594 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 43-79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.

Procesi i vaksinimit ka vijuar sot në tre qendrat e vaksinimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 736 vaksinime antiCOVID për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 3049 vaksina antiCOVID.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (18 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore                        1112

Të shëruar në 24 orë                    991

Të shtruar në spitale                   594

Humbje jete në 24 orë                 17

Testime ditore                           3935

Testime totale                    428,654

Raste pozitive                        96,838

Raste të shëruara                60,675

Raste Aktive                        34,546

Humbje jete                         1,617

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                            20973

Fier                                 2827

Vlorë                             1802

Durrës                          1782

Shkodër                       1454

Elbasan                       1148

Lezhë                           1005

Korçë                           988

Berat                           980

Gjirokastër                843

Kukës                         420

Dibër                         324

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/