17 gola në katër ndeshje, spektakël në sfidat e moshave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2017 | 15:11

17 gola në katër ndeshje, spektakël në sfidat e moshave

Ka nisur dje Kupa e Shqipërisë për ekipet e moshave U-17 dhe U-19, një aktivitet që zhvillohet për herë të dytë me pjesëmarrjen e skuadrave që janë edhe në kampionat. Dje u luajtën katër takimet e para, dy për çdo grupmoshë. Në këtë fazë luhet me një ndeshje dhe kalon më tej ekipi që fiton. Nëse koha e rregullt mbyllet në barazim, atëherë kalohet te penalltitë.

Vllaznia U-19

U-17

Vllaznia e ka nisur me “poker” ndeshjen e parë çerekfinale teksa ka mundur 4-0 ekipin e Portos. Ka qenë një sfidë e bukur gjatë 45 minutave të para, ku loja ka qenë pothuajse e barabartë mes tyre. Vetëm në fraksionin e dytë shkodranët do të shpërthenin, duke shënuar të 4 golat.

Vllaznia - Porto U-17 skeda

Ndeshja më e bukur e çerekfinaleve te paratërinjtë ishte ajo me skuadrës së mjeshtërisë së Tiranës dhe Partizanit, të cilat përveç lojës së bukur gjatë 80 minutave kanë dhuruar edhe spektaklin e penalltive. Në fraksionin e dytë, të dyja skuadrat shënojnë nga një gol. Fillimisht janë lojtarët e Shkëndijës ata që kalojnë në epërsi me anë të Euron Lecit. Në të 73-ën është Gjinaj që shënon një gol me thembër duke zgjidhur situatën e një lëmshi në zonën e Shkëndijës dhe 1-1. Pas penalltive, Shkëndija ka mundur Partizanin dhe ka kaluar më tej.

Shkendija T. - Partizani U-17 skeda

U-19

Vllaznia dhe Akademia kanë dhuruar një superndeshje, duke qenë të dyja skuadrat shumë pranë kualifikimit. Në një kundërsulm të Vllaznisë në të 22-ën, është Pusi që lëshon një predhë diagonal me portën duke shënuar golin e parë për shkodranët. Në fraksionin e dytë, janë shkodranët që luajnë më bukur dhe në të 50-ën është Palushani që shënon me kokë pas krosimit nga këndi. Akademia shënon vetëm një herë me Ahmetin pa mundur të barazojë.

Vllaznia - Akademia U-19 skeda

Në sfidën tjetër, skuadra e Partizanit as nuk e ka diskutuar fitoren me skuadrën lezhjane Porto duke e mundur thellësisht 8-0. Tripletë e Julind Vatnikaj, dopietë e kapitenit Mario Bajram dhe tre golat të Haxhiut, Agalliut dhe Prodanit u dhanë fitoren të kuqve.

Partizani - Porto U-19 skeda

Të gjitha takimet u ndoqën nga trajneri i Kombëtares U-19, Erjon Bogdani dhe ndihmësi i De Biazit, Ervin Bulku.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"