16 ekipet e Ligës së Kampioneve/ Mançester Siti, skuadra më e frikshme e Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 16:51

16 ekipet e Ligës së Kampioneve/ Mançester Siti, skuadra më e frikshme e Champions-it

Mançester Siti ka fituar numrin më të madh të pikëve në kampionat nga 16 ekipet e mbetura të Champions-it, që prej mbylljes së fazës së grupeve më 9 dhjetor. Seti i parë i ndeshjeve të 1/8-ave nisi ditën e djeshme. Por, është skuadra e Guardiolës, e cila do të përballet me Borusian e Mynshengladbahut në këtë fazë të Ligës së Kampioneve, ajo që vjen me formën më të mirë në kampionat, pasi ka grumbulluar 35 pikë nga 39 të mundshme që prej ndeshjes së fundit në grup në Champions, kundër Marsejës.

Siti

“Qytetarët” kanë fituar 11 nga 13 ndeshjet e kampionatit që kanë luajtur që prej sfidës me francezët më 9 dhjetor, ndërsa dy ndeshjet e tjera, kundër Mançester Junajtidit dhe Uest Bromuiçit, kanë përfunduar në barazim. Menjëherë pas Sitit, renditet ish-klubi i Guardiolës, Barcelona, me skuadrën katalanase që ka grumbulluar 32 pikë nga 36 të mundshmet në La Liga, që prej humbjes 3-0 kundër Juventusit në “Camp Nou” në fillim të dhjetorit.

Barça u rikthye në aktivitet ditën e djeshme në përballjen me PSG-në, e cila pavarësisht dominimit në Ligën e Parë franceze gjatë dekadës së fundit, renditet në vend të tetë në këtë klasifikim, sepse ka grumbulluar vetëm 26 pikë nga 36 të mundshme gjatë kësaj periudhe. Kryesuesit e La Ligës, Atletiko e Madridit, renditet në 3 vendet e para pasi ka marrë 28 pikë nga 33 të mundshme në Spanjë, ndërsa rivalët e tyre të 1/8-ave në Champions, Çelsi, e shikon veten në tri vendet e fundit të klasifikimit.

ekipet

Liverpuli ka fituar të njëjtin numër pikësh gjatë të njëjtës periudhë. Në vend të fundit nga 16 ekipet e mbetura në Champions renditet Dortmundi, që ka fituar 4 por humbur 5 ndeshje në Bundesligë, që kur mundi Zenitin e Shën Pjetërburgut në ndeshjen e tyre të fundit në Grupin F.

PËRGATITI: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"