150 milionë euro për transferimin e tij, Reali bën gati planin për zëvendësuesin e Benzemasë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 14:21


150 milionë euro për transferimin e tij, Reali bën gati planin për zëvendësuesin e Benzemasë

Karim Benzema mbylli një sezon fantastik me Realin në vitin e shkuar, me francezin që arrti të udhëhiqte skuadrën drejt suksesit në Champions. Pavarësisht formës momentale mosha e sulmuesit, i cili së shpejt do të mbushë 35 vjeç ka bërë realin të mendojë skenarët për të ardhmen, me Erling Haland që mbetet dëshira kryesore.

haland

Sipas raportimeve nga “AS”, madrilenët e kanë lejuar transferimin e tij te Siti për shkak se momentalisht nuk do të mund t’i ofronin norvegjezit vendin e titullarit. E përditshmja spanjolle shkruan se “Los Blancos” kanë parashikuar të përdorin një klauzolë që lejon largimin e sulmuesit në vitin 2024 duke i paguar Sitit 150 milionë euro për kartonin e tij.

Në ditët e shkuara presidenti i klubit, Perez u shpreh se nuk përjashton mundësinë që edhe Mbape mund të transferohet në të ardhmen në klub, duke i lënë tifozët të ëndërrojnë për dyshen në një të ardhme të afërt.

PANORAMASPORT.AL