15 muaj aktivitet, bilanc i errët i ekipeve kombëtare/ Reja, Bushi dhe Bulku me minus! Kuqezinjtë nuk bindin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 23:26

15 muaj aktivitet, bilanc i errët i ekipeve kombëtare/ Reja, Bushi dhe Bulku me minus! Kuqezinjtë nuk bindin

Në këtë fund sezo ni, nga Kombëtarja A dhe deri te moshat poshtë tek U-17, “Panorama Sport” ka bërë një vëzhgim se çfarë ecurie dhe se çfarë bilanci kanë pasur ekipet kombëtare në vitin e fundit. Edi Reja, Alban Bushi, Armando Cungu dhe Ervin Bulku janë katër trajnerët në krye të këtyre skuadrave kombëtare.

Reja stoli

Duke e nisur nga Kombëtarja e madhe, ajo ka zhvilluar gjithsej 17 ndeshje, që prej muajit mars të një viti më parë dhe deri më tani. Atëherë nisi edhe fushata kualifikuese e Botërorit dhe më pas disa miqësore për të vazhduar me Ligën e Kombeve. Në total kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja kanë një bilanc prej 6 fitoresh, 4 barazimesh dhe 7 humbjesh, duke shënuar 16 gola dhe pësuar 20. Ndërkohë, fitorja e fundit është ajo me Andorrën 1-0 në 15 nëntor 2021.

Alban Bushi

SHPRESAT – Shqipëria U21 mbylli pak ditë më parë kualifikueset e Europianit 2023, teksa u rendit në vendin e 5-të në Grupin G. Gjatë një viti, që prej qershorit të kaluar, Shpresat kanë luajtur 11 ndeshje gjithsej dhe kanë regjistruar vetëm 3 fitore, një barazim dhe 7 humbje.

KOMBËTARET E TJERA – Shqipëria U-19 e Armando Cungut ka zhvilluar më së shumti ndeshje miqësore me vendet fqinje, por edhe kualifikueset e Europianit të U-19, që u zhvillua në Shqipëri, ku kuqezinjtë e vegjël u renditën të tretët me pikë të barabarta me Serbinë, që kishte numrin e golave të pësuar më të ulët, prandaj edhe kaloi më tej.

ndeshjet

Ndërkohë, Shqipëria U-17 e Ervin Bulkut që do të luajë sot miqësoren e parë ndaj Kosovës, prej një harku kohor prej 1 viti ka zhvilluar gjithsej 9 ndeshje, 6 prej tyre takime miqësore dhe 3 në kualifikueset e Europianit, nga të cilat ka fituar vetëm një, dy kanë përfunduar në barazim dhe 6 prej tyre në humbje, me një golavarazh prej 6 golash të shënuar dhe 15 të pësuar.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"