15 humbje jete dhe…/ Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat për infektimet e 24 orëve të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 18:17

15 humbje jete dhe…/ Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat për infektimet e 24 orëve të fundit

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një numër i lartë vdekjesh dhe infeksionesh nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 15 persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa janë infektuar me koronavirus 1085 persona.

infektivi

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 

Ju informojmë mbi situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3998 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

571 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 37 raste në Durrës, Sarandë, 35 raste në Elbasan, 33 raste Shkodër, Librazhd, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Krujë, Fier, 17 raste në Kavajë, 14 raste në Berat, Kuçovë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Tepelenë, 10 raste në Kamëz, 8 raste në Korçë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër,7 raste në Kolonjë, 5 raste në Kukës, Has, Peqin, Gramsh, 3 raste në Devoll, Tropojë, Përmet, Dibër, Shijak, 2 raste në Rrogozhinë, Pogradec, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Skrapar, 1 rast në Cërrik, Kurbin, Pukë, Mat, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1085 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 65,403 që nga fillimi i epidemisë.

Sot është hapur edhe pavioni i dedikuar COVID në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke u zgjeruar me 3 spitale rajonale trajtimi I pacientëve me COVID-19, përpos 4 spitaleve COVID në Tiranë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlorë, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetarë nga Fier, 1 qyetar nga Korçë, 1 qyetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-87 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1242 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 7970 vaksinime antivCOVID.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

COVID-19 – Statistika (23 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore                         1021

Të shëruar në 24 orë                     1085

Të shtruar në spitale                     648

Humbje jete në 24 orë                   15

Testime ditore                               3998

Testime totale                       447,746

Raste pozitive                            102,306

Raste të shëruara                      65,403

Raste Aktive                              35,207

Humbje jete                               1,696

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                    22,051

Fier                                        2793

Durrës                                  1787

Vlorë                                     1778

Shkodër                              1410

Elbasan                              918

Lezhë                                824

Berat                              1028

Korçë                              951

Gjirokastër                  939

Dibër                            353

Kukës                         375

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"