15 herë në krye të stolit kuqezi, mësoni bilancet e Panuçit pas shkarkimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2019 | 10:44

15 herë në krye të stolit kuqezi, mësoni bilancet e Panuçit pas shkarkimit

Kristin Panuçi nuk do të jetë më trajner i kombëtares. Ditën e sotme FSHF i ka dhënë “duart” trajneri italian dhe në takimin nadj Andorrës ditën e hënë, do të jenë në krye Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.
panuci_konf_2

Ish-futbollisti i Romës dhe Real Madridit do të vinte në krye të kombëtares sonë në 17 korrik 2017. Gjatë kësaj kohe deri më sot do të regjistronte 15 takime në krye të stolit kuqezi. Bilancet nuk duket të jenë pozitive.

Në 15 sfida, Panuçi ka arritur të marrë 4 fitore, 2 barazime dhe plot 9 humbje. Edhe golavarazhi nuk “flet” në favor të tij, 9 gola të shënuar dhe 25 të pësuar gjatë kohës që ai ka marrë “timonin” e kombëtares. Vendin e tij pritet ta marrë shumë shpejt një teknik tjetër dhe kandidati më i munshëm është Edi Reja, ish-trajneri i Napolit, Lacios e Atalantës. Mbrëmjen e djeshme ky i fundit ishte i pranishëm në Shkodër. Megjitahtë, në ditët në vijim nuk përjashtohen as emra të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"