15 gola në sezon, të gjithë çmenden për talentin 18-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 11:22

15 gola në sezon, të gjithë çmenden për talentin 18-vjeçar

Mançester Junajtid po studion terrenin për të blerë mbrojtësin e majtë më të kërkuar në botë. Marselo? Sandro? Alaba? Jo. Po flasim për Rajan Sesenjon, talentin e Fulhamit, i datëlindjes 2000 që po çmend Britaninë. Përgjigjja e “Cottagers” ishte kjo: “Është i juaji po na dhatë 100 milionë”.

Sesenjo

I krahasuar me Bejlin për cilësitë e tij teknike dhe shpejtësinë, talenti anglez shënoi 15 gola këtë sezon dhe dha 6 asiste në 46 ndeshjet e Championship-it. Shumë mbrojtës do të varnin këpucët në gozhdë po t’i dëgjonin. Prandaj dhe vlera e kartonit të talentit është shumëfishuar këto 16 muajt e fundit.

GettyImages-642877158-1024x675

Në vitin 2016, pasi ai debutoi me fanellën e Fulhamit, ai vlente vetëm 500 mijë euro. Sesenjon është lojtari më i ri që ka shënuar në Championship dhe i pari që i lindur pas vitit 2000 ka realizuar në futbollin profesionist britanik. Në Angli kishte zëra se Sauthgejt duhet ta kishte marrë në Rusi. Transferimi i Bejlit për 100 mln euro i ka orët e numëruara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"