147 raste të reja me koronavirus në 24 orë, ja harta e përhapjes në vend

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2020 | 16:10

147 raste të reja me koronavirus në 24 orë, ja harta e përhapjes në vend

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 147 persona. Kështu numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë llogaritet 10553.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, nga një rast në Durrës, Vau i Dejes, Selenicë.

Fatmirësisht betejën me COVID-19 e kanë fituar gjatë këtyre orëve 53 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë dy pacientë, një nga Tirana dhe një nga Elbasani.

Sa i përket situatës në spitalet COVID bëhet e ditur se në të dy spitalet janë të shtruar 199 pacientë, një numër ky relativisht i larë me ditët e mëparshme. Aktualisht në terapi intensive janë 19 pacientë, pesë prej tyre të intubuar.

HARTA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"