13 pikë në 29 ndeshje, skuadra ku bën pjesë mbrojtësi shqiptar bie zyrtarisht nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 20:18

13 pikë në 29 ndeshje, skuadra ku bën pjesë mbrojtësi shqiptar bie zyrtarisht nga kategoria

 Pas një sezoni katastrofal duke arritur të grumbulloj vetëm 13 pikë në 29 ndeshje. skuadra e Shalkes ka rënë zyrtarisht nga Bundesliga gjermane.

shkodran-mustafi-1

Shalke ndodhet në vendin e fundit në Bundesligën gjermane , teksa tani ekipin gjerman nuk e mban më në lojë as matematika, ku në pesë ndeshje të mbetura në kampionat u duhet të marrin 15 pikë për të kapur fazën ‘’play-out’’, një mision i pamundur ky për skuadrën nga Glesenkirshen.

Pjesë e Shalkes këtë sezon ishte dhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili u transferua në fund të merkatos së dimrit nga skuadra e Arsenalit, dhe ku mori jo pak kritika nga drejtuesit dhe trajneri për paraqitjet e tij të dobëta.

Shalke këtë sezon u përball me probleme të shumta, ku rezultateve të dobëta në fushë, ju shtua dhe dorëheqja e drejtorit të marketingut vetëm disa javë më parë pasi kishte marrë kërcënime me jetë nga tifozët e ekipit gjerman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"