13 futbollistë nga kampionati shqiptar, bëhet publike lista e Kombëtares U-17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2017 | 14:23

13 futbollistë nga kampionati shqiptar, bëhet publike lista e Kombëtares U-17

Kombëtarja U-17 e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagic do të zhvillojë një turne miqësor në Kazakistan, i cili do të fillojë programin e ndeshjeve në datën 4 shtator dhe do të shpallë fituesin dhe renditjen përfundimtare në 8 shtator.

Mustedanagic

Trajneri i përfaqësueses kuqezi ka bërë publike listën me 23 futbollistë, të cilët do të jenë në vëzhgimin e tij. Ata që do të bindin trajnerin do të kenë një vend në listën përfundimtare të kualifikueseve të ekipit kombëtar për këtë grupmoshë, që do të zhvillohen në muajin tetor.

Kombetarja U-17

Turneu që do te zhvillohet në Kazakistan do të ketë në përbërje dy grupe me 4 ekipe përfaqësuese.

Grupi A

Kazakistan, Turkmenistan, Shqipëria dhe Gjeorgjia

Grupi B

Kirgistani, Taxhikistani, Rusia dhe Uzbekistani

Përballjet e Shqipërisë në këtë turne:

4 shtator ora 14:00 Shqipëri-Gjeorgji

5 shtator ora 17:30 Kazakistan-Shqipëri

7 shtator ora 14:00 Turkmenistan-Shqipëri

8 shtator play-off dhe finalja

LISTA E FUTBOLLISTËVE TË GRUMBULLUAR

lista_u17_xhemo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"