Për Dervishin, mbijetesa kalon nga aksi Laç-Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2013 | 13:03

Për Dervishin, mbijetesa kalon nga aksi Laç-Shkodër

Dervishi gool ndaj KastriotitShkumbini duket se ka gjetur ekuilibrat e duhur në këtë periudhë të rëndësishme të kampionatit. Në këndvështrimin e sulmuesit Roland Dervishi, “misioni” mbijetesë mund të duket mjaft i vështirë, por sipas tij me pak fat objektivi mund të realizohet. “Jemi në një fazë mjaft të rëndësishme të kampionatit, ku sigurisht çdo gjë bëhet me llogari dhe çdo pikë e fituar në këto ndeshje ka rëndësi të madhe sa i takon objektivave që kemi. Pavarësisht luhatjeve që kemi pasur me fillimin e fazës së dytë, ne kemi arritur të ndryshojmë diçka në lojën tonë dhe kjo ka sjellë edhe rezultatet pozitive të javëve të fundit. Gjithsesi, është ende herët për të bërë llogari përfundimtare, ndaj duhet të përqendrohemi vetëm në përballjen e radhës dhe të mundohemi që të japim më të mirën nga vetja, për të arritur një fitore në transfertën e vështirë në Laç”, – ka thënë Dervishi. Sulmuesi, duke analizuar sfidën me kurbinasit si dhe atë që ka Besa në Shkodër, e ka të qartë që mbijetesa e Shkumbinit do të varet nga rezultati i këtyre dy sfidave. “Ne shpresojmë që me pak fat të mund të marrim maksimumin e pikëve në Laç, megjithëse e dimë që do të jetë një ndeshje mjaft e fortë. Nga ana tjetër, shpresojmë që edhe Besa të ndalet nga Vllaznia në Shkodër, në përballjen që do të zhvillohet disa kilometra larg stadiumit ku do të luajmë ne”.
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"