“12 zotërinj tentuan të prishin futbollin”, ish-legjenda Boninsenja: Ishte si një thikë pas shpine

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 17:08

“12 zotërinj tentuan të prishin futbollin”, ish-legjenda Boninsenja: Ishte si një thikë pas shpine

Ish-sulmuesi i njohur italian, Alberto Boninsenja, foli mbi krijimin e Super Ligës teksa u shpreh se klubet ishin në borxhe për fajet e tyre dhe u tentuan të gjejnë shpëtim me këtë ligë.

bbonisenja

Gjithashtu Boninsenja u shpreh se kjo ishte si thikë mbas shpine, pas këta 12 zotërinj u përpoqën të prishin futbollin.

“Unë jam një njeri i sportit, para çdo gjëje tjetër. Këta dymbëdhjetë zotërinj u përpoqën të prishin futbollin. Ata janë në borxhe për shkaqet e tyre dhe menduan se shpëtimi i tyre ishte krijimi i kësaj Lige.

Ata donin të kopjonin profesionalizmin e tenisit të shpikur nga Xhek Kramer. Ishte një thikë pas shpine dhe sapo lindi, mbaroi. Ata vet e kuptuan se kishin bërë një gabim. UEFA dhe FIFA duhet t’i kishte lënë ta provonim, që më pas të tërhiqeshin, por u treguan të zgjuar dhe u tërhoqën në kohë”, u shpreh Bonisenja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"