12 vite pa shtëpi, Partizani si ekip nomad/ “Demat” s’kanë lënë terren sportiv pa provuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 10:40

12 vite pa shtëpi, Partizani si ekip nomad/ “Demat” s’kanë lënë terren sportiv pa provuar

Prej afro 12 vitesh Partizanit i shkon përshtat epiteti “nomad”, pasi të kuqtë, që kur mbetën pa shtëpi nuk kanë lënë terren sportiv në kryeqytet apo periferi pa provuar.

Partizani

Madje, harta është zgjeruar deri në kompleksin “Pepa” në Elbasan. Kompleksi i FSHF-së në Kamzë, stadiumi i Kamzës, kompleksi “Olimpik” në Yrshek, fusha e ish-Shkollës së Bashkuar, Kodrat e Liqenit Artificial, ish-kompleksi “Dinamo”, kompleksi “Internacional” në Pezë, kompleksi “Football Republic”, kompleksi “Pepa” në Elbasan, ish-stadiumi “Qemal Stafa”, stadiumi “Selman Stërmasi” dhe stadiumi “Elbasan Arena” janë terrenet që ka përdorur Partizani në dekadën e fundit, kryesisht kundrejt pagesës. Në disa raste kanë përdorur edhe disa fusha kalçetoje në kryeqytet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"