12 sekondat që e dërguan në burg, rrëfehet Grima: Po bëja gallatë, mendova se ishte kamer e fshehtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2019 | 23:36

12 sekondat që e dërguan në burg, rrëfehet Grima: Po bëja gallatë, mendova se ishte kamer e fshehtë

13 muaj më parë, trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima u arrestua nga policia. Emri i tij u lidh me grupin kriminal “Bajrat”, të cilët operonin në Shkodër dhe jo vetëm.

grima-2-653x420

Në një rrëfim për “Top Channel”, ish-kapiteni dhe drejtuesi i Vllaznisë, tregon vitin e errët të arrestimit, duke u shprehur:

“Arrestimi ishte o Zot na ruaj! Se kam edhe fëmijët këtu. T’i vesh tjetrit pistoletën në kokë ishte gjëja më skandaloze në botë. Kur po shkonim me makinë në komisariat po bëja gallëtë, sepse mendova se ishte kamer e fshehtë. Nuk kishte mundësi tjetër! Iu thashë policëve që s’kemi çfarë bëni, por na ktheni sërish në shtëpi se jemi edhe në këmbë se është gjithë ajo rrugë. Më pas na kanë treguar se ishim të akuzuar për ndeshjen Vllaznia B- Tërbuni, edhe doja të qeshja, edhe i mërzitur isha, edhe s’doja ta besoja që isha për atë ndeshje.

armir-grima-konference-para-polonise

Unë kisha 2 vjet e gjysëm që nuk kisha lidhje me Vllazninë. Pretendohej që unë kisha ndikuar që të fitonte Vllaznia B. Në të gjitha përgjimet që janë bërë, unë nuk kam asnjë telefonatë, as me arbitrat, as me drejtues të Vllaznisë, as me drejtuesat e Tërbunit dhe as me lojtarët.

Telefonata ishte me një person tjetër që nuk kishte lidhje me ndeshjen. Në total janë 3 telefonata. Rreth 12 sekonda. Mbas ditsa ditëve të këqija, fillojnë edhe ditët e mira. Jam riemëruar si trajner i Kombëtares së femrave. I falenderoj nga zemra për besimin e plotë”, u shpreh Grima!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"