12 pikë diferencë nga Tirana, Rapo nuk stepet: Laçi mund arrijë vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 17:39

12 pikë diferencë nga Tirana, Rapo nuk stepet: Laçi mund arrijë vendin e parë

Futbollisti i Laçit Donald Rapo është tejet optimist se skuadra kurbinase mund të arrijë vendin jo vetëm vendin e dytë në kampionatin shqiptar, por dhe të parin, pavarësisht diferencës prej 12 pikësh me Tiranën kryesuese.
rapo
Për “Supersport”, Rapo shprehet se është i lumtur që Laçi ka nisur përgatitjet për vazhdimin e kampionatit.

Rreth videove humoristike të publikuara gjatë kohës së karantinës, ai shtoi se donte të argëtohej, por tashmë duhet të përqëndrohet te kampionati, ku Laçi synon sërish pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.

“Objektivi i Laçit – Mezi kemi pritur rifillimin e kampionatit dhe do të bëjmë maksimumin për të kapur vendin e dytë ose të tretë, por pse jo edhe të parin, ndonëse kemi shumë diferencë nga Tirana.

Dy javë kohë përgatitje –
Do të ishte një gjë e mirë që të stërviteshim më shumë dhe të përgatiteshim më mirë, por tani do të shpresojmë që të mos penalizohemi nga dëmtimet.
rAPO
Videot humoristike – Me ato video mundohesha të kaloja kohën dhe të argëtoja sadopak veten, por edhe miqtë e mi. Tani jemi rikthyer në stërvitje dhe jemi përqendruar te futbolli”, deklaroi futbollisti i Laçit Donald Rapo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"