12 penallti të shënuara, Mesi është “snajper”. Ja kur ka gabuar për herë të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 22:44

12 penallti të shënuara, Mesi është “snajper”. Ja kur ka gabuar për herë të fundit

Ishte një moment kur Leo Mesi donte të tregonte që është human dhe shfaqi pikën e tij më të dobët, goditjet nga pika e bardhë e penalltisë. Për disa sezone pati një moment të vështirë dhe gaboi disa tentativa.

Mesi penallti

Por punoi maksimalisht për të arritur perfeksionin dhe argjentinasi u rikthye sërish i frikshëm nga 11-metërshat. Në 12-të penalltitë që ka goditur në ndeshjet zyrtare i ka dërguar në rrjetë. Këtë sezon, Leo ka shënuar 4 gola, 3 me Barcelonën dhe 1 me Argjentinën. Të gjithë kanë qenë nga penalltia. Me katalanasit ai ka gjetur rrugën e rrjetës kundër Vijarealit në La Liga dhe dy herë në Champions (Ferencvarosh dhe Juventus).

Me kombëtaren e tij shënoi në ndeshjen kundër Ekuadorit. Për të gjetur penalltinë e fundit që ka humbur Mesi në një ndeshje zyrtare duhet të kthehemi në shkurtin e vitit 2019, kur Barcelona priste Vajadolidin në “Camp Nou” dhe Leo shënoi penalltinë e parë. Por kishte shansin që të shënonte edhe të dytën, të cilën e humbi dhe u ndal nga Masip. Kjo ishte penalltia e fundit zyrtare që ka gabuar kapiteni i katalansave. Gjatë kësaj kohe, Mesi ka gabuar një penallti, por bëhet fjalë për miqësoren mes Brazilit dhe Argjentinës në nëntorin e vitit 2019.

Mesazhi i Kumanit – Pas ndeshjes së fituar me Juventusin, trajneri holandez dhe kapiteni Mesi u përqafuan me njëri-tjetrin dhe Kuman tha se raporti i tyre është i shkëlqyer. “Raporti im me Mesin nuk ka qenë kurrë i ndërlikuar. Unë flas shpesh me të.

E vetmja gjë që diskutuam pas fundit të sfidës ishte fakti që mund ta kishim mbyllur ndeshjen më parë dhe ta kishim siguruar fitoren kundër Juventusit”, tregoi Kuman. Mesi pak nga pak po gjen qetësinë dhe sigurisht që mund të jetë më i çliruar pas largimit të presidentit Bartomeu si president. Tani shtohen akoma më shumë shanset që “Pleshti” të vazhdoj të qëndrojë te katalanasit edhe për shumë vite të tjera.

SEZONI 2020-2021

JUVENTUS-BARCELONA

BARCELONA-FERENCVAROSH

ARGJENTINË-EKUADOR

BARCELONA-VIJAREAL

SEZONI 2019-2020

BARCELONA-ATLETIKO

BARCELONA-LEGANES

BARCELONA-SOCIEDAD

BARCELONA-SELTA

VIGO LEVANTE-BARCELONA

SEZONI 2018-2019

ARGJENTINË-PARAGUAI

BARCELONA-LION

BARCELONA-VAJEKANO

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"