“12 maji dita më e lumtur e jetës sime futbollistike”, Skënder Gega bën postimin emocionues nga Amerika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2020 | 9:43

“12 maji dita më e lumtur e jetës sime futbollistike”, Skënder Gega bën postimin emocionues nga Amerika

12 maj 2019, si sot një vit më parë, pritja 26-vjeçare mori fund! Partizani siguroi matematikisht titullin kampion teksa mposhti në derbi 2-1 Tiranën.

skender gega

Një meritë të madhe për këtë trofe të të kuqve, kishte padyshim, trajneri Skënder Gega, i cili arriti ti kthente lavdinë të kuqve, pas afro 3 dekadash. Pas “divorcit” me kampionët, trajneri tropojan u largua drejt Amerikës e pikërisht nga Shtetet e Bashkuara sot Gega kujton me nostalgji, këtë datë historike.

olsi rama skender gega

56-vjeçari ka postuar ditën një video në rrjetet sociale ku tregon momentin e vërshëllimës së fundit të arbitrit Kridens Meta, ndërsa tifozët e kuq vrapojnë të gjithë drejt fushës së blertë për të festuar të pabesueshmen, titullin kampion. “12 maji do të jetë gjithmonë dita më e bukur e jetës sime futbollistike”, shkruan Gega në diçiturën e videos së postuar.

gega

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"