12 gola radhazi/ Statistikat e frikshme, askush si rekordmeni Levandovski

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 19:38

12 gola radhazi/ Statistikat e frikshme, askush si rekordmeni Levandovski

Robert Levandvoski shënoi sërish emrin në listën e golashënuesve duke çuar në 7 numrin e golave në pesë javët e para. Ishte goli i 119 për polakun në 100 ndeshjet e fundit me Bajernin.

LEVANDOVSKI

Ai gjithashtu ka dhënë 18 asiste dhe është përfshirë në 1.37 gola për ndeshje. Leva shënon çdo 63 minuta në portën kundërshtare duke u bërë një përbindësh i vërtetë për këdo.

Goli ndaj Bohumit ishte i 12-ti radhazi me kampionët e Gjermanisë. Leva theu rekordin e Mesit i cili me Barcelonën kishte arritur deri në 10 gola radhazi. Sipas mediave gjermane, sulmuesi polak është projektuar të shënojë 50 gola në fund të sezonit nëse vazhdon me këto ritme të shpejta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"