113 pasime të sakta nga 114 në total, mesfushori 22-vjeçar mahnit Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 14:36

113 pasime të sakta nga 114 në total, mesfushori 22-vjeçar mahnit Barcelonën

Kuman vendosi që t’i jepte një shans Karles Alenjës në ndeshjen e së martës kundër Dinamos së Kievit. Ishte një shans që mund të shndërrohet në një mundësi të artë për të ardhmen.

1229770969.0

22-vjeçari është bërë një element shumë i rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit, pavarësisht se në mesfushë ka futbollistë si De Jong, Pjaniç apo Buskets.

Pasimet e tij ishin fantastike dhe saktësia e tij ishte 99%. Karles Alenja kreu 113 pasime të sakta nga 114 në total. Kjo është përqindja më e lartë e saktësisë nga mesfushorët e Barcelonës në ndeshjet e mëparshme. Pjaniç ka pasur 95% dhe De Jong 98% në ndeshjen e parë kundër Dinamos. Por askush nuk ka saktësinë e Karles Alenjës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"