11-shja me lojtarët e preferuar që ka trajnuar, Murinjo i befason të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 22:28

11-shja me lojtarët e preferuar që ka trajnuar, Murinjo i befason të gjithë

Portugezi Murinjo ka zbuluar 11-shen më të mirë që ka trajnuar deri më tani, por duke habitur sepse nuk ka përfshirë asnjë nga ekipi i Mançester Junajtid dhe skuadrës aktuale që po stërvit, Totenhemit.

murinjooo

Lojtarët e përmendur janë kryesisht nga Interi, Reali dhe Çelsi, por edhe nga këta ekipe “Special One” la jashtë shumë të tjerë të rëndësishëm.

Murinjo55

Lojtarët që ka stërvitur Murinjo por që nuk i zgjodhi si pjesë të formacionit më të mirë janë emra të mëdhenj si Serxhio Ramos, Marselo, Ksabi Alonso, Iker Kasillas, Zllatan Ibrahimoviç, Pol Pogba, Samuel Eto dhe Herri Kejn.

mu

11-shja e përzgjedhur nga Murinjo: Peter Çek; Javier Zaneti, Xhon Terri, Rikardo Karvalho, Uilliam Gallas; Klaude Makelele, Frank Lampard, Mesut Ozil; Eden Hazard Didier Drogba, Kristiano Ronaldo.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"