11 pikë para, Daja ka frikë nga euforia: Në stol, kush neglizhon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 16:53

11 pikë para, Daja ka frikë nga euforia: Në stol, kush neglizhon

Kur kanë kaluar 19 javë nga Katego ria Superiore, të gjitha klubet kanë problemet e tyre, që lidhen me garën, lojtarë të dëmtuar apo edhe të tjera. Ndërsa Skënderbeu ka një problem që mund të konsiderohet si luks. 11 pikë larg vendit të dytë i japin qetë- si skuadrës së Dajës, që pothuajse e ka mbyllur çështjen titull.

Daja

Megjithatë, rrugëtimi i tyre është ende i vështirë, sidomos për menaxhimin e pikëve dhe mbajtjen e përqendrimit në maksimum për pjesën e mbetur të sezonit. Janë ende 17 javë për t’u luajtur dhe titulli nuk është mbyllur matematikisht, pavarësisht ecurisë së mirë në kampionat.

Një gjë të tillë e di mjaft mirë edhe trajneri bardhekuq Ilir Daja, i cili duket se, veç përgatitjes së ndeshjes së radhës, do të duhet të merret edhe me motivimin e ekipit që të mos e ulë në asnjë moment përqendrimin derisa matematika t’i japë zyrtarisht titullin kampion.

daja

Gjithsesi, duket se për këtë, trajneri i Skënderbeut e ka një “AS” nën mëngë, në mënyrë që lojtarët e tij të mos e humbasin në asnjë moment përqendrimin. Në të kundërt, stoli është gati për të gjithë.

DEKLARATA

Numri një i pankinës korçare duket i bindur në ecurinë pozitive të ekipit, pasi kërkon nga të gjithë lojtarët që të japin më të mirën e tyre, me qëllim që Skënderbeu të gjejë ritmin e fazës së parë dhe të kthehet sërish ai ekip që diktonte në fushë.

“Kjo diferencë në kampionat me të vërtetë të jep një qetësi të madhe psikologjike në krahasim me rivalët, por duhet të analizojmë me kujdes çdo gjë, pasi është momenti që të ulemi me këmbë në tokë dhe të përmirësojmë atë që është pjesë e performancës sonë të lojës për t’u rikthyer tek ai Skënderbe që ishte në pjesën e parë të sezonit deri në muajin dhjetor.

Daja

Besoj se jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu që të hyjmë tamam atje ku duhet, në ritëm dhe, mbi të gjitha, në manovrën e lojës. Kampionati është ende i gjatë dhe ka shumë javë të tjera për të luajtur. Ne pretendojmë që të risim cilësinë tonë në lojë javë pas jave.

Kjo do të thotë që duhet të jemi maksimalisht të përqendruar për të bërë mirë deri në fund të kampionatit. Nuk do të lë asnjë futbollist që të shfaqi doza sado minimale nënvlerësimi, pasi kjo me të vërtetë do të na prishte shumë punë këtë kampionat. Ajo që do të na ndihmojë është fakti se, me kontingjentin e plotë që kemi në dispozicion, do të mundohemi që të stimulojmë rivalitetin të një fanelle titullari.

Kjo do të thotë se do të luajnë ata që japin maksimumin në çdo takim dhe në çdo seancë stërvitore”, ka mbyllur Daja. Pra, pak a shumë planet e numrit një të pankinës korçare janë të qarta për të mbajtur të karikuar ekipin dhe për të shmangur nënvlerësimet. Lojtarët tashmë janë të paralajmëruar.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"