11.6 km në fushë, Zidan i gëzohet sulmuesit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2019 | 17:41

11.6 km në fushë, Zidan i gëzohet sulmuesit të ri

Rodrigo vazhdon të lëshojë shkëndija te Reali i Madridit dhe nuk është një surprizë që trajneri Zinedin Zidan po beson gjithnjë e më shumë te talenti brazilian gjatë ndeshjeve të fundit.

15724680268455

18- vjeçari shënoi golin e parë të ndeshjes kundër Leganesit në fitoren 5-0 të mërkurën në La Liga, duke treguar edhe njëherë tjetër një nivel të lartë loje, pavarësisht mungesës relative të përvojës. Dhe shifrat e ndeshjes konfirmojnë edhe njëherë sesa i rëndësishëm ai është në sulmin e “galaktikëve” për sa kohë i jepet shansi të jetë në fushë. Rodrigo ka bërë 6 goditje drejt portës, ka shënuar dy gola dhe e sakrifikon veten edhe për të ndihmuar skuadrën në mbrojtje.

Ndaj Leganesit ai vrapoi 11.6 kilometra, një shifër shumë e lartë për një mesfushor qendre, jo më për një sulmues krahu. Ky rekord kilometrash shpjegohet me sakrificat e sulmuesit për t’u kthyer në mbrojtje, një përkushtim që i ka munguar Lukas Vazkezit, Garet Bejlit dhe Vinicius Zhuniorit. Dhe Zidan duhet të jetë i lumtur që ka një futbollist amerikano-latin kaq të disiplinuar dhe i gatshëm t’u vijë në ndihmë nevojave të skuadrës.

Por kontributi i tij në sulm mbetet gjithashtu i çmuar. Ai ka aftësinë për të çekuilibruar mbrojtjen kundërshtare, të fitojë topin, të japë asiste dhe të shënojë gjithashtu. Dhe Rodrigo mund të krenohet edhe me një gol më shumë sesa uellsiani Bejl. Progresi i tij ka qenë i shkëlqyer dhe kjo është arsyeja përse ai është gjithnjë e më shumë në mendimet e Zidanit sesa bashkatdhetari i tij Vinicius Zhunior.

ALEGRIA_RODRYGO_HE14106Thumb

Por Rodrigo fiton pikë edhe për shkak të komunikimit të shkëlqyer në fushë me Karim Benzemanë dhe sulmuesin tjetër Eden Hazard, duke e lënë Bejlin, Vazkezin dhe Viniciusin edhe këtu pas edhe në këtë vlerësim dhe duke u vetofruar si alternativa më e mirë në krahun e djathtë të sulmit të Realit të Madridit. “Nuk më intereson, nuk kam preferenca”, tha Rodrigo mbrëmjen e së mërkurës kur u pyet se në cilin pozicion preferonte të luante: “E nisa në krah të djathtë dhe u këmbeva me Hazardin. Argëtohem si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"