103 gola 30 ekipeve, këto janë ‘viktimat’ e preferuara të Mesit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 20, 2018 | 21:32

103 gola 30 ekipeve, këto janë ‘viktimat’ e preferuara të Mesit

Barcelona fitoi premierën e saj europiane kundër PSV Eindhovenit mbrëmjen e së martës, e dirigjuar nga Lionel Mesi, i cili festoi 3 golat e tij të radhës në kompeticion (103 në total). Holandezët u bënë skuadra e 30-të, së cilës argjentinasi i shënon në Ligën e Kampioneve, që prej golit të debutimit kundër Panathinaikosit në vitin 2005.

mesi

Rivali i preferuar – Që prej atëherë, numri 10 i katalanasve nuk ka reshtur së shënuari kundër rivalëve nga e gjithë Europa, me Arsenalin “viktimën” e tij të preferuar: “topçinjve” u ka realizuar në total 9 gola. Pas anglezëve, dashuria e preferuar e “pleshtit” janë Sëlltiku dhe Milani: skocezët dhe italianët kanë pësuar respektivisht 8 gola nga kapiteni i Barcelonës. Në sezonin 2014/15 Mesi u ngjit në kuotën e 77 golave, duke thyer rekordin e Raul Gonzalezit (71) dhe nga ai çast e më pas ai ka ndjekur Kristiano Ronaldon për vlerësimin e shënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në këtë kompeticion.

Kundër PSV-së, Mesi arriti që të kalonte sulmuesin e Juventusit në garën për numrin e tregolëshave të shënuar në turneun më të të rëndësishëm europian. Edhe pse Ronaldo e ka gjetur rrugën e golit 120 herë në Ligën e Kampioneve, rivali i tij i përjetshëm nuk është dorëzuar dhe pas PSV-së premtoi se lufta këtë sezon pritet të jetë e ashpër. Totenhemi i Mauricio Poçetinos do të jetë rivalja e ardhshme e Barcelonës në kompeticion, ndërsa spanjollët do të udhëtojnë drejt “Wembley”-t në datën 3 tetor. Nëse londinezët do të pësojnë gol, atëherë ata do të bëheshin “viktima” e tij e 31-të.

Capture

Përgatiti: ANDROKLI DRALO






www.minuta90.com