100 ndeshje me fanellën e Skënderbeut, Abazi feston nga… Kopliku

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 12, 2018 | 21:45

100 ndeshje me fanellën e Skënderbeut, Abazi feston nga… Kopliku

Skënderbeu fitoi në transfertën e Koplikut përballë Veleçikut me rezultatin 0-3. Kjo sfidë ishte e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, teksa korçarët nuk e kanë diskuatuar në asnjë moment fitoren. Shiritin e kapitenit në këtë sfidë e mbajti Leonit Abazi, i cili arriti shifrën e 100 ndeshjve zyrtare si lojtar bardhekuq.

abazi

“Plot 5 vite në Korçë… Sa shumë emocione të bukura por edhe shumë vuajtje, sakrifica, momente të vështira. Leo tregoi se askush dhe asgje nuk mund ta mposhtë. Kaloi plot 3 dëmtime të vështira për të vijuar së bashku rrugën drejt titujve dhe sukseseve të tjera. Faleminderit kampion për të gjitha emocionet që kemi ndarë bashkë”, shkruan Skënderbeu në faqen zyrtare.

zxzx

Kujtojmë që Abazi këtë sezon është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm për skuadrën e Shehit.





www.minuta90.com