100 milionë euro për rezervat, tek Interi shpëton vetëm Kristjan Asllani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2023 | 20:56

100 milionë euro për rezervat, tek Interi shpëton vetëm Kristjan Asllani

Në Milanon zikaltër, me dëmtimin e titullarëve, në lupë po kalojnë rezervat dhe ndeshja me Parmën ngriti një sërë pikëpyetjesh mbi ta.

asllani-me-interin-750x430

100 milionë euro në total janë shpenzuar për pesë nga lojtarët e stolit, për të cilin qasjet janë të ndryshme, me Kristjan Asllanin që është i vetmi, i cili shpëton pas ndeshjes në Kupë, ndërkohë që i riu tjetër, Belanova, është ende në dyshim për të ardhmen.

KORREA DHE GOSENS – 33 milionë euro për argjentinasin dhe 27 të tilla për gjermanin janë ndoshta investimi më i dobët që ka bërë Interi në dy vitet e fundit. Sulmuesi u kërkua me ngulm nga Simone Inzagi, por në asnjë prej dy sezoneve të tij në Milano nuk i ka justifikuar pritshmëritë duke shënuar në total vetëm 9 gola me zikaltrit.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i majtë ka pasur një sërë ulje-ngritjesh që pas rikthimit nga dëmtimi dhe është shumë larg të qenit një alternativë e besueshme për trajnerin.

GALJARDINI DHE BELANOVA – Për mesfushorin janë paguar 22 milionë euro në 2017-ën dhe nuk ka arritur asnjëherë të jetë parësor në zgjedhjet e trajnerëve zikaltër gjatë këtyre viteve, me kontratën që përfundon në qershor. Ndryshe është situata për Belanovën, huazimi me të drejtë blerjeje për 10 milionë euro (deri tani janë shpenzuar 3 milionë) për të cilin bën që italiani të mos jetë i sigurt për të ardhmen e tij, edhe pse pritshmëritë janë të larta.

ASLLANI – Elbasanasi është i vetmi që e justifikon veten në këtë listë, edhe pse hapësirat për të kanë munguar. 14 milionë eurot që do të paguajë Interi në total në qershor shikohen si investimi i duhur në Apiano, aty ku sidomos pas paraqitjes ndaj Parmës është rritur besimi se me kohën e duhur në dispozicion, Asllani mund të shpalosë të gjithë potencialin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"