“10 vite garanci”, legjenda e Lacios i thur elozhe Strakoshës: Është mes portierëve më të mirë në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 15:00

“10 vite garanci”, legjenda e Lacios i thur elozhe Strakoshës: Është mes portierëve më të mirë në Itali

Thomas Strakosha ishte një nga lojtarët kryesorë, që me paraqitjen ndaj Milanit, i dhanë fitoren e merituar Lacios. Ishlegjenda e portës së kryeqytetasve, Marko Balota, ka komentuar ecurinë e gardianit kuqezi.

marko balota

“E kam pritur gjithmonë nga Strakosha këtë shpërthim cilësor. Gjatë sezonit ka pasur edhe ulje e ngritje të formës së tij. Po përmirësohet dhe Lacio mund të ketë një portier për dhjetë vitet e ardhshme.

tomas strakosha

Sipas meje, ai është mes 4 apo pesë portierëve më të mirë në Itali”, ka deklaruar Balota për “Radio Sportiva” në Itali. Gardiani i Kombëtares prej më se dy vitesh është titullar i padiskutueshëm i bardhekaltërve, duke ofruar garanci në kuadrat në kampionat, në Kupë dhe në Europa Ligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"