“10 sportistët më të mirë”, Gega dhe Smajlaj në krye. Mungon Qerimaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 15:40

“10 sportistët më të mirë”, Gega dhe Smajlaj në krye. Mungon Qerimaj

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpalli dje 10 sportistët më të mirë të vitit 2017.

koksh

Në përzgjedhjen e tyre, KOKSH-i kishte parasysh pjesëmarrjen në aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare, si dhe rezultatet e arritura në disiplina të ndryshme nga çdo sportist.

Sipas radhitjes në vend të parë është Luiza Gega, kampionia dhe rekordmenia e atletikës shqiptare.

luiza-gega-840x440

Izmir Smajlaj, kampion Europe në kërcimin së gjati. Më tej, në xhudo, sportisti më i mirë shpallet Jon Vrenozi kampion në xhudo në peshën deri 73 kilogramë.

Në mundje si sportisti më i mirë u shpall Ergent Prizreni, ndërsa në pingpong u shpall si sportistja më e mirë Liridona Rexha nga Durrësi, një sportiste e klubit Teuta.

Baku-2015-Luiza-Gega-Izmir-Smajlaj-vetme

Në not, sportisti më i mirë u shpall Nikol Merizaj, ndërsa në karate Elord Gjana. Boksieri shkodran Krenar Zeneli shpallet si më i miri në këtë sport.

Volejbollistja e talentuar e kombëtares sonë, e cila aktualisht luan në kampionatin italian të volejbollit, Erblira Bici, u shpall si sportistja më e mirë në sportin e lojërave me dorë, por prezenca e saj nuk ishte për shkak të angazhimit në finalen e Kupës së Italisë, ku skuadra e Mondovit ishte finaliste.

erblira-bici-me-krahet-hapur

Ajo, nëpërmjet një mesazhi, ka falënderuar Komitetin Olimpik për vlerësimin e mundit dhe të djersës së saj. Më së fundmi si sportisti më i mirë për basketbollin shqiptar u shpall Endrit Hysenagolli i klubit të Tiranës.

Gjithashtu pati dhe një vlerësim të veçantë për sportistin “Fair Play”, që u shpall volejbollisti Gazmend Husaj\

yyy

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"