10 sezone me Besëlidhjen, kapiteni i lezhjanve: Na erdhi koha të ngjitemi në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2020 | 15:41

10 sezone me Besëlidhjen, kapiteni i lezhjanve: Na erdhi koha të ngjitemi në Superiore

Besëlidhja ka bërë vetëm dy afrime deri tani, shkodranët Erind Selimaj dhe Stivi Shaba, i pari portier dhe i dyti mesfushor. Nën urdhrat e trajnerit Bardhi nuk ka fytyra të tjera të reja, por presidenti Noka po punon për merkaton. Mbrojtësi dhe kapiteni i Besëlidhjes, Kledi Dibra, do të luajë sezonin e 10-të me këtë skuadër.
unnamed
Në një prononcim për “Panorama Sport” ai shprehet: “Thuajse tërë karrierën time e kam konsumuar këtu në Lezhë. Ndonëse kam pasur mjaft oferta, kam preferuar Besëlidhjen, pasi jam familjarizuar dhe e kam shumë të vështirë të ndahem. Fillimet e mia në Lezhë ishin të suksesshme, dy sezonet e para ishim afër ngjitjes dhe vetëm fati na ka ndalur. Sezonin e fundit e konsideroj pjesërisht të suksesshëm, pasi i kishim mundësitë për t’u ngjitur direkt në elitë, por lamë pikë me skuadrat e dobëta dhe kjo gjë nuk duhet të përsëritet. Për sezonin në vijim ende shpresojmë te ngjitja, pas mbetjes në fuqi të dënimit të Skënderbeut. Gjithsesi, po stërvitemi intensivisht, pasi koha që kemi në dispozicion është e shkurtër.
Sinan Bardhi
Trajneri Sinan Bardhi e njeh shumë mirë Kategorinë e Parë dhe Besëlidhjen, ndaj shpresoj shumë te puna e tij. E kam pasur trajner edhe para 5 vitesh. Për merkaton them se skuadra më tepër ka nevojë për ‘arnime’, aty ku ka pasur largime nga sezoni i shkuar, ku ishim të kompletuar. Sido që të vijnë punët, i ka ardhur koha Besëlidhjes të bëhet pjesë e elitës”.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"