Tirana/ 10 futbollistë në ajër, zbardhet plani i Halilit për kontratat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 0:14

Tirana/ 10 futbollistë në ajër, zbardhet plani i Halilit për kontratat

Tirana është shumë pranë titullit të 25-të, por në fund të sezonit duhet të bëjë një superlëvizje për të firmosur kontratat e reja me lojtarët. Jo vetëm kaq, por bardheblutë nga ana e tyre kanë një plan për të bërë marrëveshjet e reja, si dhe për të afruar futbollistë të tjerë në ekip, prej klubeve rivale.

Muca Tirana

Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se presidenti Refik Halili do të diskutojë me lojtarët që ka në skuadër dhe që nuk kanë kontratë në fund të sezonit, ose më saktë, menjëherë pas nisjes së futbollit dhe shpalljes së titullit kampion. Vetëm në këtë moment do të flitet për rinovime.

Gjithashtu, një vendim përfundimtar për çdo lojtar do ta marrë edhe trajneri Emanuel Egbo, gjithmonë nëse vazhdon punën në verë gjatë Europës dhe për sezonin tjetër. Dëshirat e tij do të pasqyrohen nga presidenti Refik Halili, që veç lojtarëve aktualë, pritet të afrojë edhe futbollistë të tjerë.

Pa kontratë – Tirana po shkon drejt titullit, por ndonëse kampionati është ndalur, më shumë se çështja e Koronavirusit, problem te bardheblutë mbeten kontratat e lojtarëve me klubin. Me hipotezën që kampionati do të luhet në qershor dhe korrik, bardheblutë i gjen kjo situatë me më shumë se gjysmën e skuadrës pa marrëveshje. Më saktë janë më shumë se dhjetë lojtarë që nuk kanë marrëveshje.

Halili

Në skuadër janë disa senatorë që nuk kanë një kontratë për sezonin e ri. Duke filluar nga Tefik Osmani, Kristi Vangjeli, Erando Karabeci, Agustin Torasa, Uinful Kobina, Edon Hasani, Majkëll Ngo, Idriz Batha, e deri tek Erjon Hoxhallari e Albi Doka janë të gjithë në pikëpyetje për sezonin e ri. Mësohet se disa prej lojtarëve me shumë gjasa ose nuk do t’u ofrohet marrëveshje e re, ose do të jenë vetë futbollistët që nuk do të pranojnë marrëveshjen. Dy të tjerë, Ilion Lika dhe Gentian Muça kanë marrëveshje të veçantë me presidentin dhe qëndrimi i tyre varet drejtpërdrejt nga Halili.

Plani i Tiranës është të mbajë disa nga titullarët e këtij sezoni, mes të cilëve, ndërsa pjesa tjetër e ekipit është në pikëpyetje për sezonin e ri. Problem janë Hoxhallari, Doka e Kobina që konsiderohen investime të klubit dhe që mund të kalojnë në Europë, ndërsa për të tjerët do të shihet hap pas hapi. Të gjithë lojtarët e mësipërm pa kontratë janë nga më të paguarit dhe rrogat variojnë nga 3000 deri në 8000 euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"