10 ditë provë dhe një ndeshje, Burreli firmos me lojtarin nga Japonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2020 | 14:36

10 ditë provë dhe një ndeshje, Burreli firmos me lojtarin nga Japonia

Kastrioti “shtanget” nga Burreli. Krutanët janë munduar 1- 2 të shtunën në “Redi Maloku”, duke treguar se nuk janë ende gati për startin e Kategorisë Superiore. Matjanët dëshmuan krejt të kundërtën, edhe pse një ekip i ndërtuar rishtas. Loja ka nisur e ashpër dhe me ndërhyje të rënda. Kjo trembi jo pak stafin teknik të vendësve, të cilët janë në prag të startit të kampionatit dhe po ruhen nga dëmtimet. Të dyja skuadrat në minutat e para kërkojnë të zënë në befasi kundërshtarin, por shifrat zhbllokohen në të 14-ën.
118889269_3237060113076850_3051847698883454748_o
Bardhi harkon një top në zonë pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi dhe Çela e dërgon në rrjetë pas një devijimi të lehtë. Këto minuta flasin për Kastriotin, e megjithatë mendon Miraka që t’i thotë “jo” golit, pas atij rasti ideal të Ajazit. Atëherë kur pritej vërshëllima për përfundimin e fraksionit të parë, është Raboshta që merr një top nga krahu i djathtë i sulmit dhe pas një driblimi në zonë, gjuan dhe barazuar shifrat në 1-1. E dyta dhuron tjetër tablo, pasi vendin e titullarëve e zënë ata që ishin në dispozicion. Megjithatë, ritmi vijon të jetë i njëjtë dhe me sulme nga të dy krahët. Aq shumë donin ta fitonin këtë test, saqë loja vijon të jetë e rëndë. Në të 65-ën ka edhe një pengim në zonë dhe kryesori nuk mendohet dy herë dhe akordon penallti për Burrelin. Është ish-i Taulant Sefgjinaj ai që e merr përsipër dhe nuk gabon, duke përmbysur gjithçka në shifrat 1-2. Bardhi, Daci dhe De Silva mund të kishin barazuar në 25 minutat e mbetura, por nuk i shfrytëzuan si duhet mundësitë që iu dhanë.
takahashi
FIRMOS JAPONEZI – Vetëm një ditë pas miqësores së luajtur në Fushë- Krujë, matjanët kanë zyrtarizuar një tjetër futbollist që do të jetë pjesë e skuadrës në sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për të vetmin sportist të huaj në skuadrën e këtij sezoni, japonezin Juta Takahashi. Paraqitja që mbrojtësi bëri në ndeshjen ndaj Kastriotit, ka bërë që stafi teknik të japë OK-in për të dhe klubi ta blindojë. Duhet thënë që japonezi iu nënshtrua provës 10-ditore, derisa shkoi te firma.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"