10 ditë në grumbullim me kuqezinjtë, Kastrati: Ju tregoj si më larguan nga Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2019 | 11:56

10 ditë në grumbullim me kuqezinjtë, Kastrati: Ju tregoj si më larguan nga Shqipëria

Sulmuesi Lirim Kastrati, zhvilloi një sezon të mirë me Lokomotivën e Zagrebit, ku në disa raste u shndërrua në protagonist absolut me golat e tij. Në një prononcim për “Interaktiv” në KTV, 20-vjeçari, i cili është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ka zbuluar se si e larguan nga Shqipëria U-17.

Lirim Kastrati

“Para se të zgjidhja Kosovën, kam pas kontakte dhe me shtetin kroat e Shqipërinë. Kam qenë te Shqipëria U17, por kam pas disa probleme e më kanë hequr. Kam qëndruar 10 ditë në grumbullim e në ditën e ndeshjes më kanë hequr nga 18-cja. Nuk e di arsyen pse ndodhi kjo gjë. Që atëherë kam vendosur të luaj për Kosovën.

Kastrati-dhe-Uzuni

Ka qenë trajner Alban Bushi. Kemi pas dy miqësore më ka ftuar e nuk më ka fut në lojë, por s’ka gjë. Kishin ardhur edhe familjarë të mi për të më parë në Durrës.

Pesë minuta para ndeshjes më tha se nuk jam në 18-she dhe e kam parë ndeshjen nga tribuna. Isha i dëshpëruar. Para se të vendosja të luaja për Kosovën më kanë kontaktuar, por e kam vendosur që të luaj për Kosovën, sepse jam ndjerë më rehat, me kanë pritur shumë mirë ”, u shpreh Kastrati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"