1 vit nga titulli i paharruar, Gega: Ai grup i Partizanit është i pazëvendësueshëm, Tirana kryeson me meritë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2020 | 21:56

1 vit nga titulli i paharruar, Gega: Ai grup i Partizanit është i pazëvendësueshëm, Tirana kryeson me meritë

Ish-trajneri i Partizanit Skënder Gega foli rreth sezonit historik të Partizanit 2018-2019 kur të kuqtë arritën të kurorëzoheshin kampionë për herë të 16-ë.
ilir meta skender gega
Për “Top Channel”, Gega e konsideron si ditë historike 12 majin 2019, kur Partizani siguroi titullin kampion duke mposhtur në derbi Tiranën me rezultatin 2-1 falë dopietës së Erald Çinarit. Nga ana tjetër, Gega u shpreh dhe për rënien e konsiderueshme të skuadrës së Partizanit në këtë sezon. Pavarësisht kritikave ndaj lojtarëve, ai i mbron ata duke i quajtur “të pazëvendësueshëm”.

Për rivalin e përjetshëm Tiranën, Gega gjykon se ata janë me meritë në krye të klasifikimit të kampionatit shqiptar.
partizani kampion
“1 vit nga titulli kampion i 16-ë – Patjetër që ka qenë një vit i jashtëzakonshëm , për mua të paktën. Një vit i rrallë në karrierën time dhe për të gjithë tifozët e kuq dhe të gjithë dashamirësit e Partizanit. Kështu që sot është data 12, saktësisht një vit përpara ne kemi fituar matematikisht titullin duke u shpallur kampion. Unë besoj se për mua dhe për shumë njerëz që janë të lidhur me atë fanellë kjo do të jetë një datë e shënuar që do ta kujtojmë.
pARTIZANI FFESTA
Partizani në krizë në këtë sezon –
Më vjen keq që Partizani nuk dha atë që ne prisnim. Trajnerët e rinj, ndoshta që vijnë në një ambient të ri dhe nuk e njohin. Por, falë atyre djemve që në përgjithësi njerëzit nuk i quajtën si grup të talentuar, por për mua janë grupi më i pazëvendësueshëm. Kështu që si të them nëse kanë bërë mirë apo keq që një pjesë është larguar. Nëse do të isha trajner, vendimet do të ishin të miat teknikisht e kam fjalën.
Tirana455
Tirana drejt titullit kampion – Teknikisht, Egbo ka bërë një punë të jashtëzakonshme sepse nuk është vetëm një javë, por janë disa javë, 15 javë edhe pse në ndonjë moment me dilema apo jo 100%, por kështu është i gjithë futbolli, në fund po 15 javë mbeten ato, për këtë arsye mendoj që janë me meritë aty ku janë”, deklaroi ish-trajneri i Partizanit Skënder Gega.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"