1 miliard euro për 0 Champions, shpenzimet e çmendura të Barcelonës në 5 sezonet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2020 | 0:11

1 miliard euro për 0 Champions, shpenzimet e çmendura të Barcelonës në 5 sezonet e fundit

PANORAMASPORT

 

Barcelona u prezan tua në Lisbonë për të luajtur kundër Bajernit me vetëm 15 lojtarë nga skuadra e parë… Ta mendosh që në 5 vitet e fundit ka shpenzuar 989 milionë euro për transferime, një shifër rekord në Europë. Por për çfarë kanë shërbyer kaq shumë miliona të shpenzuara? Për 0 Champions të fituar…

15975012160536-850x450

Që nga momenti kur Barcelona ngriti Champions-in e pestë të historisë, në 6 qershorin e vitit 2015, me Nejmarin në skuadër, ka bërë gjithçka që ta përsërisë historinë, por nuk ia ka dalë. Kupa e Europës është shndërruar në një fiksim për katalanasit, të cilët në çdo merkato kanë bërë blerje të shumta.

Shumë pak prej tyre kanë bindur, ndërsa pjesa më e madhe kanë qenë dështime. Në total, në këto 5 vite janë transferuar 23 futbollistë, ku vetëm 5 prej tyre ishin në ndeshjen kundër Bajernit. Mesatarisht një blerje i kushton Barcelonës 43 milionë euro. Gjithçka nisi me dy transferime pas fitores së Champions-it. Drejtuesit menduan se skuadra ishte e duhura dhe vetëm me 2 lëvizje do të forcoheshin. Erdhën Arda Turan dhe Aleiks Vidal për 62 milionë euro.

Një vit më vonë shpenzimet u dyfishuan për të afruar futbollistë të rinj, të cilët do të jepnin kontribut për rimëkëmbjen e skuadrës, si Gomesh, Alkaser, Umtiti, Dinje etj. Të gjithë bashkë kushtuan 140 milionë euro. Në këtë sezon Barcelona humbi 4-0 në Paris, por në “Camp Nou” fitoi 6-1 duke bërë një nga përmbysjet më të mëdha. Një vit më vonë ishte çmenduria… Katalanasit kanë bërë blerjet më të shtrenjta të historisë.

Osman Dembele u transferua për 145 milionë euro dhe u përzgjodh si pasuesi i Nejmarit, ndërsa disa muaj më vonë Kutinjo u pagua 160 milionë euro. Dështimi në Champions vazhdonte, por drejtuesit nuk dorëzoheshin duke paguar 136 milionë për merkaton e ardhshme me Vidal, Arturo e Lengle. Edhe një vit më parë shpenzimet ishin të shumta, ku peshën kryesore e mbanin Grizman dhe De Jong. Nëse do të përfshijmë Pjaniçin dhe Trinçaon, të cilët janë zyrtarizuar për vitin e ardhshëm, atëherë shpenzimet kalojnë mbi 1 miliard euro. E gjithë kjo: për të dështuar në Europë.

BLERJET NË 5 VITET E FUNDIT

Sezoni 2015-2016

Arda Turan 40 mln euro

Aleiks Vidal 22 mln euro

Sezoni 2016-2017

Andre Gomesh 50 mln euro

Pako Alkaser 30 mln euro

Samuel Umtiti 25 mln euro

Lukas Dinje 16 mln euro

Jasper Silesen 16 mln euro

Denis Suarez 3 mln euro

Sezoni 2017-2018

Filipe Kutinjo 160 mln euro

Osman Dembele 145 mln euro

Paulinjo 40 mln euro

Nelson Semedo 35 mln euro

Xheri Mina 9 mln euro

Sezoni 2018-2019

Malkom 42 mln euro

Artur Melo 40 mln euro

Klemo Lengle 35 mln euro

Arturo Vidal 18 mln euro

Todibo 1 mln euro

Sezoni 2019-2020

Antuan Grizman 120 mln euro

Frenki de Jong 85 mln euro

Neto 35 mln euro

Martin Breithueit 18 mln euro

Pedri 5 mln euro

Sezoni 2020-2021

Miralem Pjaniç 60 mln euro

Trinçao 31 mln euro

TOTALI: 1.076 milionë euro

 

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"