VIDEO/ Nga miqësore kthehet në luftë, tifozët polakë dhe ata italianë përplasen në rrugët e Sardenjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 18:46

VIDEO/ Nga miqësore kthehet në luftë, tifozët polakë dhe ata italianë përplasen në rrugët e Sardenjës

Kaljari ka zhvilluar një miqësore ditën e djeshme kundër skuadrës polake Pogon, ndeshje të cilën italianët e fituan me rezultatin 3-1.big_1570881216_pogonwlochy

Megjithatë ajo që po tërheq vëmendjen e të gjithëve nuk është rezultati i ndeshjes, por skenat e tifozëve menjëherë pas përfundimit të sfidës.

Ultrasit polakë të cilët kishin udhëtuar drejt Italisë për të mbështetur skuadrën e tyre, janë përleshur në rrugët e Sardenjës me tifozët e Kaljarit. Nëpërmjet videove që po qarkullojnë në internet, shihen tifozët e të dyja ekipeve që përleshen me njëra-tjetrën.

Nuk kanë munguar shishet, tavolinat apo edhe karriget të  cilat shkonin nga njëra anë në tjetrën, duke shkaktuar kështu edhe rrëmuja të mëdha në qytetin italian.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"