Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 22:29
VIDEO/ Gjuajtje nga një distancë e largët, shikoni gafën e portierit të Gladbahut
Gladbahu është duke barazuar në këto moment me turqit e Bashaksehirit, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Europës.
Rezultati është në shifrat 1-1, teksa goli i shënuar nga turqit po tërheq vëmendjen e të gjithëve. Kahveci bëri një gjuajtje në minutën e 44’ e cila mund të kontrollohej lehtë nga portieri, por nuk ndodhi kështu.
Jan Somer ka bërë një gafë shumë të rëndë, teksa nuk ia ka dalë të kontrollojë atë gjuajtje, duke i ikur topi nga duart në drejtim të rrjetës. Pikërisht kjo mund t’i kushtojë Gladbahut, të cilët me një humbje do të largoheshin nga ky kompeticion.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"