VIDEO/ E majtë precize e Alioskit dhe asnjë mundësi për portierin, Lids vazhdon me serinë e fitoreve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 15:53

VIDEO/ E majtë precize e Alioskit dhe asnjë mundësi për portierin, Lids vazhdon me serinë e fitoreve

Lids Junajtid vazhdon me serinë e fitoreve në Championship, teksa edhe ditën e sotme ka mposhtur me rezulatatin 2-0 Hadersfildin.ALIOSKI

Një nga protagonistët kryesorë në këtë ndeshje ishte edhe shqiptari Ezgjan Alioski, i cili mbron ngjyrat e Maqedonisë së Veriut.

27-vjeçari kaloi ekipin e tij në avantazh në minutën e 50’. Goli i shënuar nga anësori ishte me të vërtetë spektakolar, teksa me një të majtë precize e dërgoi topin në rrjetë duke mos i lënë asnjë mundësi portierit.EZGJAN

Pas kësaj fitore Lids Junajtid renditet në vendin e parë me 43 pikë, teksa ndiqet nga Uest Bromuiç me 42 pikë, por me një ndeshje më pak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"