“Ne iu presim si heronj dhe ju na shënoni 4 gola”, Shaland zbulon bisedën me trajnerin e Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 19:20

“Ne iu presim si heronj dhe ju na shënoni 4 gola”, Shaland zbulon bisedën me trajnerin e Anglisë

Kosova u mposht ditën e djeshme nga Anglia me rezultatin 4-0, në ndeshjen e fundit për kualifikueset e Euro 2020, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

bernaaard-600x360

Respekti për kombëtaren e “Tre Luanëve” ishte  shumë i madh nga “Dardanët”, të cilët përveç mikpritjes jashtë stadiumit, kishin përgatitur edhe një koreografi për miqtë gjatë himnit.

Pikërisht për këtë ka folur edhe trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, i cili i ftuar në “Klan Kosova” ka treguar edhe një shaka me trajneri Gareth Sauthgejt, pas përfundimit të ndeshjes. “Nuk isha shumë i kënaqur sepse anglezët kishin shumë përkrahje në stadiumin tonë, në fushë ne nuk i kemi pasur miq ata.

Pas ndeshjes trajnerit anglez i thashë, se ne ju presim si heronj dhe ju na jepni katër gola. Ata ishin të befasuar me njerëzit tanë, për futbollin dhe për mikpritjen që iu bëmë.”, u shpreh Shaland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"