Ndeshja pothuajse harrohet nga tërmeti, Shkëmbi acarohet keq me Frashërin. Ja pikantet e sfidës Skënderbeu-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2019 | 12:39

Ndeshja pothuajse harrohet nga tërmeti, Shkëmbi acarohet keq me Frashërin. Ja pikantet e sfidës Skënderbeu-Teuta

Skënderbeu-Teuta ka startuar me ankth. Kur po luhej minuta e 4-t e takimit, në shkallët e stadiumit janë ndier lëkundje të forta tërmeti.Skenderbeu

Frika ishte e madhe, aq sa të shumtë ishin ata që kanë lëvizur nga vendi ku ishin ulur. Më shumë e kanë vuajtur tifozët dhe mbështetësit e Teutës, pasi kanë mësuar se epiqendra ka qenë në Durrës. Telefonatat drejt familjarëve dhe miqve kanë qenë të shumta, aq sa thuajse takimi është harruar plotësisht.

-Tifozët korçarë kanë kontestuar vazhdimisht arbitrat dje dhe në veçanti kryesorin Beqiri për vendimet që merrte gjatë lojës. Ankesat nuk kishin të ndalur, por mbi të gjitha kanë kulmuar në fund të takimit.

-Shkëmbi ka kërkuar më shumë shpejtësi në rivënien e topit në lojë për të shfrytëzuar në maksimum minutat e shtesës. Kjo solli edhe acarimin e trajnerit me Frashërin. Ai i është drejtuar portierit, duke i thënë: “Nise shpejt atë top, çfarë po bën, po fle?”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"