FOTO/ Pritje spektakolare për Anglinë, shikoni koreografinë e tifozëve të Kosovës në “Fadil Vokrri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 18:17

FOTO/ Pritje spektakolare për Anglinë, shikoni koreografinë e tifozëve të Kosovës në “Fadil Vokrri”

Po luhet në këto momente  ndeshja midis Kosovës dhe Anglisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, e fundit për kualifikueset e Euro 2020.EJlvh5CXsAMFfpz

Një ndeshje kjo shumë e veçantë për Kosovën dhe tifozët, pasi një kombëtare e madhe siç është ajo e “Tre Luanëve”, zbarkon në Prishtinë. Përveç pritjes miqësore të tifozëve anglezë dhe lojtarëve të Anglisë, miqtë kanë pasur edhe një pritje të paharrueshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tifozet e Kosoves

Gjatë kohës kur po këndohej himni i Anglisë, “Dardanët” ngritën flamurët anglezë në të gjithë stadiumin, teksa edhe në banerin e këtyre të fundit shkruhej “Welcome & Respect”.EJlvi8xWoAAIAkq-768x432

Një pritje kjo shumë e veçantë për Anglinë, të cilët nuk do ta harrojnë kurrë këtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"